E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici dhunon fizikisht aktivistin e PD

29-05-2013 / Gazeta 55

Dega e PD denoncon dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve

Partia Demokratike, dega Gramsh përgënjeshtron pretendimet e Kryetarit të Bashkisë se është kërcënuar me armë nga ndonjë veprimtar i Partisë Demokratike. Përmes një deklarate për mediat thuhet se, ai sëbashku me një grup militantësh të Partisë Socialiste kanë hequr dhunshëm flamujt dekorues të Partisë Demokratike, madje vetë kryetari i Bashkisë ka goditur personalisht me grushta një prej aktivistëve të Partisë Demokratike. “Partia Demokratike, dega Gramsh ka raportuar dhunën e ushtruar tek OSBE/ODIHR dhe tek autoritetet kompetente. Nga ana e Partisë Demokratike në Gramsh, po bëhen të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një fushatë zgjedhore qytetare siç u ka hije qytetarëve të Gramshit, ndaj ftojmë Partinë Socialiste të qëndrojë së bashku me ne për një palë zgjedhje të qeta, të lira, demokratike e të ndershme”- thuhet në reagimin e degës së PD, Gramsh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›