E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si e shohin kuqezinjtë Kreshnik Spahiun!-FOTO

TIRANË-Në këto ditë fushate dhe më parë në rrjete sociale janë hapur faqe aktive për subjekte partiake, kandidatë për deputetë e kryeministër. Dhe në Facebook ka nisur fushata elektorale për secilin prej tyre, ku përveç njoftimeve për aktivitetet që kryejnë ka dhe foto. Kjo që shohim sot është një karikaturë më saktësisht e postuar në faqen e Aleanca Kuq e Zi me citimin si më poshtë:
“Ata po e shqyejnë dhe coptojnë Shqipërinë. Misioni anti-shqiptar i dy njerëzve që nuk duhet t’i mbajmë në kurriz. KOHA PËR PASTRIM”.

Dhe në vizatimin plot ngjyra dallojmë një Kreshnik Spahiu me muskuj, bluzë të kuqe më flamur e shqiponjë në mes që u pret shiritin që tërheqin Rama e Berisha. Këta të fundit sipas kuq e zinjve janë të pozicionuar njëri në jug që bashkëpunon me grekët dhe tjetri në veri që bashkëpunon me sllavët.

Shpëtimi sipas AK është vetëm ai që ka në dorë gërshërët, Spahiu.
Por poshtë fotos nuk mungojnë as komente që i bëjnë thirrje kreut të Akt ë ndajë mendjen se anën e kujt do mbajë, të së majtës apo të së djathtës, kurse një tjetër nuk i kursen kritikën kur thotë “Po je peshk i vogel mor djalosh të matesh me Saliun Edin dhe Liken”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›