Kombëtarja nis stërvitjen, mungon vetëm Etrit Berisha
Ndërsa lojtarët e parë të ekipit tonë kombëtar kanë ardhur që një javë më parë, sot është kompletuar grupi prej 18 vetash që një ditë më parë trajneri Xhani De Biazi kishte shpallur. Gjithsesi, ka pasur një mungesë, ajo e portierit Etrit Berisha, i cili ka marrë leje për të qëndruar edhe dy ditë më shumë me ekipin e tij, Kalmarin, që pikërisht nesër do të ndeshet në transfertë me Djugarden.
Menjëherë pastaj Berisha do të udhëtojë drejt resortit “Tropikal” në Durrës ku është grumbulluar kombëtarja. Nuk ka qenë shqetësim ky për trajnerin De Biazi, pasi Berisha jo vetëm ka qenë në aktivitet, por roli i tij nuk është problem për stafin, pasi llogaritet titullar i padiskutueshëm. Sot, në orën 17:00, kuqezinjtë kanë kryer seancën e parë, që siç mësohet, nuk ka qenë me ngarkesë.
Stafi i ekipit kombëtar edhe njëherë tjetër ka kërkuar disiplinë maksimale gjatë grumbullimit, respektim në maksimum të rregullores për këto ditë, duke kufizuar madje edhe takimet me personat e jashtëm, përdorimin e rrjeteve sociale apo komunikimin me mediat pa lejen e trajnerit apo stafit. Pra, do jenë 10 ditë në “regjim kazerme”, si asnjëherë më parë.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)