Google paraqet syzet e se ardhmes

Kompania Google na sjell zbulimin e saj me te fundit syze me aftesi futuriste me te cilat mund te shihet se si do te duket e ardhmja e afert.
Gjigandi i Internetit i prezantoi syzet futuriste ne Nu Jork gjate kesaj jave. Keto syze jane te lidhura me Internetin lejojne perdoruesin e tyre qe te bisedoje permes internetit gjate kohes qe i ka syzet te shohe harten dhe drejtimin se ku do te shkoje e madje te informohet ne kohe se stacioni i metrose ku ai do te shkoje eshte i mbyllur.
Keto syze mund te fotografojne e madje tiu njoftojne se nje miku juaj po afrohet. Kompania Google thote se syzet e reja jane ende ne fazen e eksperimentimit. Kompania ka kerkuar ide nga publiku se cfare elementesh mund te shtohen tek keto syze.
Kompania thote se do te marre ne konsiderate shqetesimet nga disa specialiste te teknologjise ne lidhje me privacine dhe se si njerezit qe zakonisht mbajne syze me numer do te mund ti perdorin syzet futuriste.