E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i LDD-së Nexhat Daci uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Shqipërisë

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dr.Sali Berisha

Më lejoni që në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, t’ju uroj për dekretimin tuaj nga ana e presidentit Topi, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, lajm të cilin e morëm me kënaqësinë më të ngrohtë.

Më lejoni që nëpërmjet këtij telegrami t’ju përgëzojmë për punën dhe aktivitetin, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, të cilin e konsiderojmë pozitiv dhe inkurajues për zhvillimin e vendit.

Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm se qeveria e re e vendit tuaj, do të vazhdojë me hapat e shpejtë në zhvillimin e shtetit, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mbarë rajonit me një dinamikë edhe më të shpejtë.


12/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›