E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vizitë dy ditore në Slloveni

TIRANË- Në kuadër të një vizite pune në Slloveni, me ftesë të Fondacionit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike IFIMES, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi disa takime ne Parlamentin slloven.

Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjate takimit me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për BE, Roman Jakic, Meta, pasi bëri nje prezantim të prioriteteve kryesore të LSI-se, shprehu mirenjohjen e tij për mbështetjen në vite të Sllovenisë ndaj Shqiperisë, veçanerisht për rolin pozitiv që luajti per liberalizimin e vizave. Tashmë, tha z. Meta, ka ardhur koha që Shqiperia të marrë statusin e kandidatit, duke patur parasysh edhe përmirësimin kohët e fundit të dialogut politik mes forcave politike ne Tirane.

Z. Jakic tha se Sllovenia do vazhdojë ta mbeshtese Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit drejt integrimit evropian, duke theksuar se zgjerimi i BE-se nuk duhet të ndalojë me Kroacinë, dhe se nje rajon teresisht i integruar do te garantonte stabilitet afatgjate. Ne kete kontekst, z. Jakic vlerësoi në mënyrë të veçante rolin teper konstruktiv te Shqiperise ne rajon, duke theksuar se në momente kyçe në vendet fqinje, siç ishte rasti i Marrëveshjes se Ohrit, Shqiperia ka ditur të kontribuojë pozitivisht ne mbarevajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Meta tha se Shqipëria është shumë e interesuar ne stabilitetin rajonal si nje prioritet qe perputhet plotesisht me interesat tona kombetare dhe me vizionin për të ardhmen.

Gjate takimit me Kryetarin e Grupit Parlamentar te Social Demokrateve, Janko Veber, Meta vleresoi rolin pozitiv të Partisë SD ndaj Shqiperisë dhe Kosovës, duke nënvizuar se integrimi evropian mbetet prioriteti kryesor i Shqipërisë. Në këtë drejtim, tha ai, LSI është e gatshme të forcojë bashkepunimin me social demokratet e Sllovenise si dhe me forcat e tjera progresiste evropiane, në interes të së ardhmes se perbashket ne Evrope.

Z. Veber theksoi se per Social Demokratet, bashkepunimi me i afert mes vendeve dhe forcave politike ne rajon është shumë i rendesishëm dhe se Sllovenia është një aleate e fuqishme e vendeve te rajonit ne Bashkimin Evropian. Mbeshtetja jone ne BE nuk do t'ju mungoje, tha z. Veber, duke shprehur mbeshtetjen e partise se tij per marrjen e statusit te kandidatit nga Shqiperia.

Kryetari i LSI-, Ilir Meta, u prit gjithashtu edhe nga Kryetari i Partise 'Pozitivna Slovenija', Zoran Jankovic, ish-Kryetar i Bashkise se Ljubljanës, njëkohesisht kandidat per rizgjedhjen ne kete post.

Z. Meta dhe z. Jankovic diskutuan mbi rendesine që forcat pozitive politike kane ne rajon si dhe per kontributin e te rinjve në politikë. Në këtë kuader, z. Meta u shpreh se vendet e Ballkanit kane nevoje per sa me shumë forca progresiste e pozitive që shprehin vizonin e të rinjve për të ardhmen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›