E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, Rama: PS flet me zërin e aleatëve

TIRANE-Kryetari i PS, Edi Rama i cili ndodhet në SHBA, gjatë një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës theksoi se PS po deshmon vullnet ne punen mbi Reformen Zgjedhore dhe kerkon qe palet te marrin me seriozitet propozimet që ka bërë për të eliminuar probleme që shkaktuan tek zgjedhjet e kaluara, situata të papëlqyeshme.

“Në tryezën e Reformës Zgjedhore ne kemi vendosur pikat ku mendojmë se duhet të fokusohen palët në funksion të asaj cfarë ka konstatuar dhe më pas rekomanduar misioni i OSBE-ODIHR. E pastaj në cështje si ato që lidhen me përmirësimin e sistemit zgjedhor, mund të kemi mungesë dakortësie bazuar në vullnetin politik të secilës palë, në cështje që lidhen me përcaktimin e rregullave të lojës dhe në adresimin e atyre problemeve që kanë shkaktuar gjithë ato situata tërësisht të papëlqyeshme me zgjedhjet në Shqipëri, dhe kanë cënuar integritetin e tyre. Është e domosdoshme që palët të gjejnë dakortësi në rast se secila palë do vërtet zgjedhje të lira e të ndershme. E kush në këto përpjekje i bie ndesh parimit të dakortësisë, sigurisht që pastaj është plotësisht i dyshueshëm për mungesë vullneti për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme”.

Me tej ai theksoi se sistemi zgjedhor ka nevoje per permiresime.
“Ne e kemi bërë të qartë se ka hapësirë për përmirësim të sistemit zgjedhor në funksion të dhënies vlerë të barabartë të cdo vote në cdo vend të territorit të Shqipërisë dhe të një përfaqësimi më të drejtë të të gjithë forcave politike që marrin votat e shqiptarëve, ky është qëndrimi i Partisë Socialiste”. 

Rama ka folur edhe për procesin e integrimit duke shtuar se përgjegjësia kryesore është e qeverise ndërsa opozita ka krijuar hapësirat për kompromis në Kuvend.

Në intervistën për sesionin shqip tek ‘Zëri i Amerikës’, i pyetur ‘A e pranon PS në kandidaturë të Fatos Nanos për President’, kreu i PS, Rama nuk u përgjigj nëse e mbështet kandidaturën e Nanos, por theksoi se “Qëndimi i PS është i qartë dhe transparent. Ne mendojmë se Shqipërisë i duhet një President i shqiptarëvë dhe garanti i insitutcioneve që varen nga presidenca. Kjo duhet arritur me konsensus mes palëve për të vënë interesat e vendit mbi interesat e palëve. Ne jemi të gatshëm, nuk hyjmë në emra dhe nuk paragjykojmë askënd dhe besojmë se emrat do jenë rezultat i procesit dhe jo procesi, rezultat i emrit”.

Rama ritheksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet nga të dyja palët dhe shtoi se PS është gati për realizimin e këtij procesi, por për këtë duhet dhe vullneti i palës tjetër.

“E përsëris duam që Shqipëria të ketë një president të pranuar dhe votuar nga të gjitha palët. Sa është kjo e realizueshme duhet pyetur dhe pala tjetër, ne flasim vetëm për grupin tonë”. 

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera INTERVISTA E PLOTE SHBA, Rama tryezë me NDI, diskuton programin ‘Rilindje Shqiptare’ Grupi i PS zhvillon mbledhjen javore me dyer të mbyllura VIDEO: Rama intervistë për Zërin e Amerikës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›