Barça rinovon me Abidal, të martën sfida ndaj Granadës
TIRANE-Barcelona luan të martën në mbrëmje ndaj Granadës, duke tentuar ta çojë në 5 pikë diferencën me Realin e Madridit, që një ditë më pas do të përballet me Vilarealin në transfertë. Por, ndeshja ka dalë sërish në plan të dytë për katalanasit, të cilët i kanë ofruar rinovimin e kontratës Erik Abidal, megjithë problemet e tij me shëndetin. “Kjo gjë tregon edhe njëherë madhështinë e këtij klubi, - deklaroi trajneri Pep Guardiola. – Abi do të luftojë për veten e tij, por ne do të jemi me të”, shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)