E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 35-vjecari ekzekutohet me 4 plumba pistole

FIER- Një vrasje e ndodhur pak minuta më parë, rreth orës 21:30 ka tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘29 nëntori’ të qytetit të Fierit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me 4 plumba pistolete Dhimitër Gjikën 35-vjec nga Saranda banues në Fier.

Nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet e vrasjes, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se viktima po ecte në trotuar në momentin që është qëlluar.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare për motivet e ngjarjes së rëndë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›