E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i OSBE-së bën thirrje për dhënien fund të dhunës në Shqipëri



Kryetari i Radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Audronius Ažubalis, u bëri thirrje dje të gjithëve në Shqipëri të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pas përleshjeve që shkaktuan disa të vdekur dhe shumë të plagosur. “E drejta për të demonstruar vjen së bashku me përgjegjësinë për ta bërë këtë në mënyrë paqësore”, - tha Ažubalis. “Dialogu dhe bashkëpunimi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet Shqipëria. Dhuna dhe deklaratat provokative vetëm sa e përkeqësojnë situatën”, - tha kreu i OSBE-së. Ai theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri do të vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të mbështesin përpjekjet e autoriteteve, institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile të Shqipërisë për të konsoliduar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

22 Janar 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›