Curri e Bylykbashi, ne shenjestren e Steuas
Jeton Selimi
Jane mediat ukrainase, ato qe kane leshuar lajmin e interesimit te superkampioneve te Rumanise per dy prej lojtareve qe luajne ne kampionatin ukrainas. Pas Dallkut, qe i la lamtumiren vendit te ftohte, mund te jete radha e Dorian Bylykbashit dhe Debatik Currit per te ndryshuar ambient. Dy shqiptaret jane vene ne shenjestren e Steuas se Bukureshtit dhe jane kerkuar me kembengulje nga trajneri i rumuneve, i madh Marius Lakatush. Cmimi i transfertes nuk eshte nje pengese, po te kemi parasysh se president i Steuas eshte miliarderi vendes, Xhixhi Bekali.
Bylykbashi e Curri mund te largohen shume me shpejt sesa parashikimet nga Krivbasi e Vorskla Poltava. Steua e Bukureshtit, kampionia ne fuqi e Rumanise, eshte vene pas dy lojtareve shqiptare, per te perforcuar edhe me skuadren ne luften per te mbrojtur titullin kampion. Aktualisht, Steua renditet ne vend te katert ne kampionat me 8 pike distance nga Kluj i vendit te pare. Mediat ukrainase i meshojne fort faktit se drejtues te Steuas jane takuar me menaxheret e dy lojtareve ne fjale, madje jane permendur edhe shifra per keto transferta, por, deri me tani, ka ende mjegull ne kete ceshtje.
Por per Bylykbashin, Steua nuk eshte e interesuara e vetme, edhe pse rumunet duan te mbushin hapesiren e lene bosh nga i pezulluari Dika. Nje tjeter ekip me emer ne Ukraine dhe ne Evrope eshte shume prane blerjes se tij. Bylykbashi eshte nje lojtar qe i pelqen mjaft Mircea Luceskut, trajnerit rumun te Shakhtar Donjeckut, por te gjitha gjasat e cojne Dorin te Steua, e cila duket edhe skuadra me nevojtare ne kete lufte per sherbimet e nje fantazisti, sic eshte Bylykbashi.