E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i PS, për Tiranën, Besnik Bare jep dorëheqjen

Mësohet se Besnik Bare ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në krye të partisë më të madhe opozitare për rrethin e Tiranës dhe në vend të tij, është komanduar deputeti Saimir Tahiri.
 

Burime brënda Partisë Socialiste thanë se zoti Bare, dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të PS-së ne kryeqytet në zgjedhjet lokale të 8 majit, ku PS shënoi fitore vetëm në 4 nga 11 minibashki.
 

Megjithatë nga vetë zoti Bare, por edhe zyrtarisht nuk janë detajuar arsyet e këtij vendimi të rëndësishem për largimin nga kreu i PS për kryeqytetin, post te cilin e mbante prej 6 vjetësh.  Dorëheqja nga ky post, do ti lërë me shumë kohe zotit Bare, të fokusohet tek çështjet mjedisore në vend, nisur nga fakti se ai mban edhe postin e sekretarit te çështjeve te mjedisit në PS.
 

Kryesocialisti Edi Rama ka vendosur qe në vend të zotit Bare, të komandohet një nga deputetet më aktivë të PS, Saimir Tahiri. Burime brenda selise rozë bënë me dije se ne Kongresin e muajit nëntor, pritet që deputeti Tahiri të mandatohet zyrtarisht edhe për 4 vitet e ardhshme, në postin e kreut të PS për Tiranën.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›