Kryetari i PS, për Tiranën, Besnik Baraj jep dorëheqjen

Kryetari i Partisë Socialiste, për Tiranën Besnik Baraj, jep dorëheqjen nga posti që mbante në krye të partisë më të madhe opozitare dhe tashmë do të komandohet nga Saimir Tahiri.
Lajmi konfirmohet për RTV “Ora News” nga burime brenda Partisë Socialiste.
Ndërkaq, bëhet e ditur se në krye të PS rrethi Tiranë është komanduar nga kryesocialisti Edi Rama, deputeti Saimir Tahiri, deri tani edhe kryetar i PS për qytetin e Tiranës.