Kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk merr pjesë në Kuvend
26/02/2010 Ftesa e refuzuar e Topallit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përpos trupit diplomatik kishte ftuar për të marrë pjesë në zhvillimet e seancës së djeshme parlamentare edhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Ramën. Burime zyrtare nga Kuvendi deklaruan se ftesa kreut të selisë rozë i është dërguar mëngjesin e ditës së djeshme. Por, pavarësisht “kujdesit” të veçantë që Kryeparlamentarja Topalli tregoi ndaj kreut Rama, ky i fundit e ka refuzuar ftesën. Seancës së djeshme parlamentare i mungoi prezenca e njoftuar e liderit socialist, i cili duket se është mjaftuar me dërgimin në Kuvend të deputetëve të grupit të tij parlamentar. Por ndryshe nga Rama, ftesës së Topallit nuk kishte si t’i mungonte prezenca e trupit diplomatik. Në lozhat e Parlamentit kishin zënë vendet e tyre pak minuta para çeljes së seancës ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobio, vendi i të i cilit ka Presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, ambasadori i SHBA-ve, Xhon Uithers, si dhe kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan. “Do çel seancën duke përshëndetur përzemërsisht hyrjen e PS-së në Parlament. Si Kryetare dua të përsëris dhe një herë se do të gjeni të gjitha hapësirat që i takojnë një opozite”, u ka uruar mirëseardhjen Kryetarja e Kuvendit deputetëve socialistë. Bazuar në nenin 4, pika 4 të rregullores së Kuvendit, deputetët socialistë u betuan si të zgjedhurit e popullit më 28 qershor pas 6 muajsh mungese në Kuvend. Ceremonisë së betimit të djeshëm i mungoi deputeti i PS-së, Arben Isaraj, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë. Afati gjashtëmujor që nga startimi i këtij mandati qeverisës skadon pas 10 ditëve, më 6 mars.