Përmbytjet, gjysma e vendit në rrezik
26/02/2010 Situata
Përmbytjet e ditëve të fundit vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer vendin dhe situata nuk duket aspak optimiste. Ka qenë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili bëri dje një ekspoze të të gjithë situatës së përmbytjeve në të gjithë vendin, gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile. Sipas të dhënave të Rulit, rezulton se zonat më të goditura këtë herë janë ato të Shkodrës dhe të Korçës. “Aktualisht rezultojnë të jenë 3600 hektarë tokë të përmbytura në Dajç, Ana e Malit, Velipojë dhe Bushat në zonën e Shkodrës”, raportoi ministri lidhur me përmbytjet në Shkodër. Në lidhje me këtë, ai ka paralajmëruar edhe mbi mundësinë e rinisjes së evakuimeve të qytetarëve. “Ndërsa në Korçë për shkak të çarjes së pjesshme të argjinaturës dhe fryrjes së Devollit kemi përmbytje në zonën e ish-Kënetës”, tha më tej Ruli. Sipas tij, më e rëndësishme është parandalimi i ndonjë erozioni, përmbytje apo çarje, por tani atje ku dëmtimet kanë ndodhur paraqitet emergjente ndërhyrja. Më tej, ai vuri në dukje se vihet re edhe një rritje e nivelit maksimal të ujit në disa lumenj, si Devolli dhe Osumi. Sipas tij, temperaturat, megjithëse jemi në mesin e periudhës së dimrit, kanë arritur deri në 23 gradë celsius, çka ka favorizuar shkrirjen e menjëhershme të dëborës në zonat e larta dhe si pasojë shtimin e menjëhershëm të ujërave në hidrocentrale dhe lumenj. Për këtë shkak janë regjistruar, rritje ekstreme të niveleve të ujit në lumenj dhe rasti më tipik është regjistruar me lumin Devoll. Si pasojë, janë evidentuar probleme të shumta, që kanë të bëjnë me rrëshqitje të pjesshme të digave të rezervuarve, dëmtime të shkarkuesve katastrofik, prishje të argjinaturave lumore, gërryerjet masive të tokës bujqësore në brigjet e lumenjve si dhe është shfaqur ndjeshëm fenomeni i rrëshqitjes së tokës. Ministri theksoi se “kjo situatë është më komplekse po të mbajmë parasysh se, në shumë raste poshtë digave janë ngritur qendra të banuara apo objekte të tjera ekonomike informale, që në fazën e projektimit nuk kanë qenë të parashikuara. Siguria e digave cenohet nga veprime të papërgjegjshme të individëve, që banojnë rreth digave, shpesh duke ndërhyrë në bllokimin e ujëlëshuesve, hedhjen e mbeturinave, kalimin me mjete mbi diga etj”. Sipas tij, siguria e digave cenohet edhe nga ushtrimi i aktivitetit të peshkimit. Kjo sepse peshkatarët shpesh dëmtojnë qëllimisht ujëlëshuesit dhe shkarkuesit katastrofik, për ruajtjen e nivelit të ujit në rezervuar. Megjithëse, sipas Rulit në mënyrë të përsëritur i jemi drejtuar organeve kompetente për dëmtimet në infrastrukturën e kullimit nga ndërtimi i rrugëve, përsëri situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Në asnjë rast nuk ka pasur riparime dhe infrastruktura nuk është kthyer në gjendje funksionale dhe si pasojë në aksin rrugor Plepa-Rrogozhinë, Levan-Tepelenë dhe Plloçë-Korçë janë shënuar përmbytje masive të rrugës. Nga ana tjetër vazhdon të mbetet problem i madh shkarja e dherave, prej të cilave janë dëmtuar rëndë shumë rrugë si dhe rrezikohen mjaftë shtëpi në të gjithë vendin.