E Shtunë, 31 Tetor 2026

I penduari Coli, sulmohet nga avokatët e bandës së Berishës

26/02/2010 Vijon procesi i Bandës së Durrësit

TIRANË- Procesi penal kundër 17 të pandehurve pjesëtarë të së ashtuquajturës Banda e Durrësit, vazhdon ende me marrjen në pyetje të të penduarit Adriatik Coli. Ka më shumë se katër muaj që seancat me vendim të gjykatës zhvillohen me dyer të mbyllura. Ndërkohë që gjithçka ndodhë brenda sallës, mësohet me rezerva. Nga burime brenda sallës, arritëm të mësonin vetëm faktin se Adriatik Coli është duke u pyetur nga avokatët mbrojtës. Janë 17 avokatë që kanë të drejtën të pyesin të penduarin e bandës. Radhën tashmë për ta pyetur e ka avokati i Indrit Dokles. Burimet na treguan se avokatët kanë debatuar ashpër me të penduarin e kësaj bande. Ndërsa nga ana e tij Adriatik Coli nuk ka lëvizur. Ai i është përmbajtur të gjitha deklarimeve të mëparshme. Ka treguar momentet kur ka qenë i pranishëm me Indrit Doklen në disa krime, si dhe rrethana të tjera që implikojnë shokun e tij të grupit. Avokatët i janë drejtuar gjykatës disa herë me kërkesën për të mos marrë parasysh deklarimet e Adriatik Colit. Sipas mbrojtjes, për këtë person duhet parë nëse është në gjendje shëndetësore të rregullt apo jo, pasi dëshmitë e tij kanë nxjerrë në dritë edhe emra të tjerë që nuk janë shënuar më parë në dosje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›