Kryetari i Parlamentit Suedez, Per Westerberg, përshëndet Parlamentin Shqiptar
Kryetari i Parlamentit suedez, Per Westerberg, ishte i ftuar i veçantë në seancën parlamentare, për tiu drejtuar me një fjalë përshëndetëse, deputetëve të Kuvendit.
Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetarja e Kuvendit, tha se kjo vizitë e parë e një Kryetari të Parlamentit të Suedisë në Shqipëri, përbën një ditë të shënuar të marrëdhëneve mes dy parlamenteve dhe dy vendeve tona.
" Kuvendi i Shqipërisë, vitet e fundit ka hapur dyert e ka mirëpritur me shumë kënaqësi shumë miq nga parlamentet e vendeve partnere. Por kjo vizitë do të shënohet si vizita e parë e një kryetari të parlamentit të Suedisë në Shqipëri dhe personalisht ndjehem e nderuar që ju pres sot në shtëpinë e shqiptarëve në këtë ditë të shënuar të marrëdhëneve mes dy parlamenteve dhe dy vendeve tona. Shqipëria, një vend me demokraci të re por dinamike e sheh me një interes të veçantë intensifikimin e marrëdhënieve me Suedinë. Gjej rastin që në emër të këtij parlamenti ti shpreh përmes jush pupullit tuaj dhe autoriteteve të mbretërisë suedeze mirënjohje për mbështetjen që na keni dhënë në procesin e anëtarësimit në BE, por edhe për asistencën tuaj në rrugën tonë drejt NATO-s. Shprehje e kësaj mbështetjeje për aspiratën tonë europiane ishte edhe ratifikimi që parlamenti juaj i bëri MSA-së Shqipëri BE në mars të vitit 2007, me një votë unanime të kolegëve tanë suedezë, të cilët besuan në Shqipërinë europiane. Ky besim që ju i dhatë vendit tim dhe politika juaj e zgjerimit të BE-së, na bën të besojmë fort tek përkrahja e Suedisë edhe gjatë presidencës së saj të BE-së në 6 mujorin e dytë të këtij viti" - tha në fjalën e mirëseardhjes, Kryetarja e Kuvendit Fjala e Kryetarit të Parlamentit Suedez, Per Westerberg, në Parlamentin Shqiptar "Është hera e parë që një Kryetar i Parlamentit Suedez viziton Shqipërinë. Është një nder të jem këtu para jush sot. Do të dëshiroja tju shprehja falënderimin tim ju, Zonja Kryetare, për ftesën. Suedia është e angazhuar të zhvillojë marrëdhënie më të thella dypalëshe me Shqipërinë, dhe personalisht shpresoj që shkëmbimet ndërmjet dy parlamenteve tona të rriten dhe të kenë efekte pozitive në nivele të ndryshme. Nuk ka dyshim që Shqipëria është një shtet evropian në një pjesë të rëndësishme të Evropës, dhe unë e mirëpres intensifikimin e marrëdhënieve tuaja politike me Bashkimin Evropian. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit , e cila u ratifikua nga të gjitha vendet e BE-së. Në janar të 2007 Suedia ishte ndër vendet e para që e ratifikoi atë. Është me interes të theksoj se të shtatë partitë e parlamentit suedez ishin pro Marrëveshjes dhe aspiratave evropiane të Shqipërisë, madje edhe ato parti të cilat në atë kohë ishin kundër anëtarësimit të vetë Suedisë në BE. Suedia e sheh Shqipërinë si anëtare të familjes evropiane, dhe një aspekt i rëndësishëm i politikës sonë është të inkurajojmë vendin tuaj të afrohet me BE-në. Më lejoni të bëj një ekspoze të zhvillimit demokratik të vendit tim dhe rrugës së tij për tu bërë anëtar i BE-së Suedia njihet si një nga demokracitë më të vjetra të botës. Mbledhja e parë e Riksdagut (Parlamentit) Suedez daton më 1435. Kushtetuta suedeze është shkruar para 200 viteve, në 1809. Funksionet e Parlamentit të bërit e legjislacionit, vendosja për buxhetin e shtetit, dhe ushtrimi i kontrollit mbi qeverinë morën formë. Ndërmjet viteve 1870 dhe 1930 Suedia u transformua nga një prej vendeve më të varfra të Evropës në një nga vendet më të pasura të botës. Kjo u arrit përmes reformave të shumta, tregtisë së lirë dhe mbrojtja e fuqishme e të drejtës së pronësisë.
Reforma e së drejtës së votës dhe liria e besimit ishin dy elemente tjera kyç. Parimi i te drejtës publike për te pasur akses në dokumentet zyrtar, që u prezantua në fund të shekullit të 18-të, ishte një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
Në Suedi, krijimi i institucionit të Avokatit të Popullit, është vërtetuar të ketë qenë një nga shpikjet më të suksesshme dhe që është eksportuar me sukses ne të gjithë botën. Siç e dini, ai mbron të drejtat e qytetarëve. Çdo shtet duhet te punojë në mënyrë konstante që të mbrojë dhe të nxisë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Për disa, të drejtat e njeriut janë diçka e mirëqenë. Por historia na tregon një realitet tjetër, madje edhe sot të drejtat e njeriut janë pjesë e një procesi e vazhdueshëm drejt krijimit të një shoqërie më të mirë e më të lirë. Të gjithë aspektet janë themelorë; mbrojtja e së drejtave të pakicave është një shembull i tillë, dhe barazia gjinore është një tjetër. Ne në parlamentin suedez, punojmë çdo ditë për të promovuar barazinë gjinore, dialogun multi-kulturor, dhe pluralizmin. Kjo punë bëhet në sallën e kuvendit por edhe përmes kontakteve të shumta ndërkombëtare parlamentare. Vetëm përmes një debati të gjerë dhe publik dhe gjithë-përfshirjes mund të arrijmë tek qytetarët tanë. Shpresoj se disa nga mësimet që kemi nxjerrë ne të bëhen frymëzim për projektin tuaj evropian. Gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohe, vendi juaj është kthyer në një demokraci me ekonomi tregu. Suedia mbështet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe do të vazhdojë të mbrojë hapjen e Bashkimit Evropian për të gjithë ato vende që i plotësojnë kriteret e BE-së. Të mbajturit hapur e derës është një nga angazhimet me kryesore të BE-së. Integrimi evropian është një projekt paqe, dhe zgjerimi i BE-së është një histori suksesi. Ai ka një stabilitet të avancuar dhe përparim. Zgjerimi është një nga prioritetet e Presidencës suedeze që do të fillojë me 1 korrik të këtij viti. Gjatë presidencës suedeze të BE-së, Riksdag do të organizojë një sërë takimesh ndër-parlamentare në linjë me prioritetet suedeze për presidencën. Ndërmjet tyre janë politikat ambientaliste dhe ndryshimet klimatike, Strategjia e Detit Baltik, shanse të barabarta për gratë dhe burrat, si dhe i ashtuquajturi Program i Stokholmit, i cili ka të bëjë me bashkëpunimin gjyqësor. Do të mbahen gjithsej shtatë takime të komisioneve parlamentare në Suedi gjatë periudhës së presidencës sonë të BE-së, që do të jetë e dyta presidencë suedeze që nga koha kur Suedia u bë anëtare e BE-së në 1995. Suedia ka angazhime të forta politike dhe ekonomike për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, një rajon në të cilin Shqipëria luan një rol kyç dhe konstruktiv. Qëllimi është një Evropë e fortë, e bashkuar dhe koherente, e bazuar në vlerat e përbashkëta dhe në institucionet që mbrojnë këto vlera. Vetëm përmes bashkëpunimit të gjerë sfidat e rajonit do të përballohen më së miri.
Më lejoni të përfundoj duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të forcuara dhe të thelluara midis dy vendeve tona dhe të nënvizoj rëndësinë e dimensionit parlamentar në këto sipërmarrje. Zonja Kryetare,
Të nderuar Deputetë,
Zonja dhe Zotërinj Unë, së bashku me delegacionin tim, e presim me pa durim vazhdimin e vizitës tonë të vendin tuaj te mrekullueshëm, si dhe diskutimet e frytshme mbi temat me interes të përbashkët.