E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miratoi anëtarët e rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

  Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 2 Shkurt  2009, ora 17:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite: 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 29.01.2009.
3. Projektligj Për një ndryshim në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë.
4. Projektligj Për një ndryshim në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002, Për akcizat, të ndryshuar.
5. Projektligj Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar.
6. Për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
7. Për dhenie pelqimi për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Admir Thanza. Në hapje të seancës plenare deputetët mbajtën një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të diplomatit Ljublin Dilja. Zoti Dilja ishte deputet i Partisë Demokratike i qytetit të Elbasanit në zgjedhjet e vitit 2001.

Deputetët miratuan me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës.
Kuvendi miratoi me votim të fshehtë përbërjen e re të KQZ, me këto anëtarë:
a. Klement Zguro ( Partia Republikane )
b.  Pandeli Varfi   ( Partia Socialdemokrate)
c. Dëshira Subashi ( Partia Socialiste)
d    Artan Lazi       ( Partia Socialiste)
f.   Hysen Osmanaj  (Partia Demokratike)
g.  Vera Shtjefni   (Partia Demokratike) Z. Arben Ristani u zgjodh kryetar i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.
Séanca plenare i mbylli punimet në orën 20.40    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›