E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Dimitrios Sioufas uron Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj.

  Kryetari i parlamentit të Greqisë, Dimitrios Sioufas përmes një letre  dërguar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, i bën urimet më të mira edhe në emër të parlamentit të Greqisë për zgjedhjen e saj në një mandat të dytë në krye të Kuvendit.   Dua tju shpreh urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Jam i bindur se gjatë mandatit tuaj bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona do të forcohet më tej me qëllim promovimin e çështjeve me interes të përbashkët, shkruan në letrën e tij zoti Sioufas.   Kryetarja e Kuvendit ka marrë urimet edhe nga sekretariati i delegacioni i parlamentit italian në OSBE, përmesnjë letre ku ndër te tjera shkruhet:   Marrëdhëniet  mes parlamenteve të vendeve tona dhe mes delegacioneve ndërkombëtare respektive janë karakterizuar tradicionalisht nga një nivel miqësie dhe bashkëpunimi që reflekton lidhjet e thella mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë letër, Kryetari i këtij sekretariati ndër të tjera shkruan:   Pata rastin të vizitoj vendin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si pjesë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, ku u bë një vlerësim pozitiv për përmirësimet e arritura  në procesin zgjedhor në Shqipëri.   Kryetarja e Kuvendit vazhdon të marrë letra e mesazhe të shumta urimi nga homologë e përfaqësues të politikës ndërkombëtare, për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›