Kryetari i Parlamentit të Italisë uron Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë për zgjedhjen e saj. Fini: Bashkëpunim në perspektivën e realizimit të aspiratave shqiptare për integrim europian.
Kryetari i Parlamentit të Italisë, Gianfranco Fini i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Kuvendit ku e përgëzon personalisht por edhe në emër të anëtarëve të dhomës së deputetëve për rizgjedhjen e saj. Në letrën e tij, zoti Fini, duke shprehur mbështetjen për aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, shkruan:
Jam i bindur që mund të vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona, të konsoliduara prej kohësh, në perspektivën e realizimit të aspiratave shqiptare për integrim europian, tashmë që keni arritur me sukses objektivin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO.
Shfrytëzoj rastin tju rinovoj vlerësimin dhe konsideratën time. Urimet të përzemërta, Kryetarja e Kuvendit ka marrë edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Cecka Caçeva, me anë të një letre në të cilën shkruan: Dëshiroj tju shpreh bindjen time se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për zhvillimin dhe pasurimin e mëtejshëm të dialogut dypalësh në nivelin më të lartë dhe do të shfrytëzojmë mundësitë e mira për realizimin e kontakteve midis dy parlamenteve të të dy vendeve.