Kryetari i Prishtinës Mustafa uron Vitin e Ri
PRISHTINË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa në mesnatën e datës 1 janar është ngjitur në tribunën e koncerteve festive në sheshin kryesor të kryeqytetit, për të uruar Vitin e Ri 2011.
Ai ka uruar një vit mbarësie e suksesi për kryeqytetasit dhe kosovarët, për Kosovën, dhe ka përshëndetur qytetarët që festonin tradicionalisht nën qiellin e hapur në sheshin plot fishekzjarre.
Kuvendi i Komunës së Prishtinës punën e vitit 2010 e përmbylli në prag të Vitit të Ri, me një seancë, ku miratoi Planin rregullues të lagjes së kryeqytetit, të njohur si Qyteza Pejton, ku është edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.
Kryetari i Prishtinës, Mustafa, në prag të Vitit të Ri, pati një takim me udhëheqësit e drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës, ku tha se, forcimi i policisë, gjyqësisë dhe doganave janë çështje jetike për funksionimin e shtetit të fortë ligjor dhe demokratik.
Ai ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë që Policia e Kosovës i ka afruar Komunës së Prishtinës për organizimin, mbikëqyrjen dhe kryerjen e shumë punëve të përbashkëta.
(d.b/BalkanWeb)