Reshje bore në Kukës, të parat për 2011-tën
KUKËS- Zona verilindore e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës të dielën në mëngjes. Edhe pse me intensitet të ulët, reshjet e dëborës kanë krijuar një trashësi prej rreth 2 centimetra në qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat e thella ka arritur në 10 centimetra.
“Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kryesore rrugore janë të kalueshme, por për shkak të temperaturave të ulëta automjetet duhet të përdorin zinxhirë në disa segmente rrugore”, tha drejtori rajonal i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha.
Për mbajtjen nën kontroll të situatës, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje po hedhin skorje e kripë në të gjitha akset kryesore rrugore si dhe në disa segmente të autostradës. Në akset rrugore janë në gadishmëri 5 borëpastruese, 3 kamionë etj.
Në zonat rurale situata paraqitet më problematike. “Aktualisht janë të bllokuara komunat e Zapodit, Kalisit dhe Arrnit, për shkak se traseja e rrugëve që lidh këto komuna me qytetin e Kukësit është e mbuluar nga shtresa të konsiderueshme akulli, por edhe si pasojë e dëborës që ka nisur nga mëngjesi i sotëm”, tha përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Ndërsa, situata e rendit në qarkun e Kukësit në dy ditët e para të këtij viti paraqitet e qetë. ”Nuk është shënuar asnjë ngjarje në dy ditët e para të këtij viti në qarkun e Kukësit”, pohojnë burime zyrtare të policisë lokale.
(m.a/ata/BalkanWeb)