E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda tërheq të gjithë ushtarët nga Kosova

HELSINKI- Finlanda ndërpreu pjesëmarrjen e forcave të saj paqeruajtëse në misionin e NATO-s në Kosovë, pasi që dje tërhoqi zyrtarisht të gjithë ushtarët e saj, njoftuan forcat e armatosura finlandeze.
''Prania e kontingjentit finlandez në Kosovë u ndërpre më 31 dhjetor të këtij vitit'', shtoi ushtria finlandeze.
Kontingjenti finlandez përbëhej nga 100 paqeruajtës, kryesisht ekspertizë në fushën e
logjistikës, komunikacionit dhe sigurisë.
Në Kosovë do të mbeten vetëm 20 ushtarë finlandezë.
Dhjetë prej tyre do të punojnë në selinë e misionit në NATO-KFOR, ndërsa 10 të tjerët do të mbeten në ekipin për lidhje dhe vëzhgim.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›