Kryetari i Qendres Kombetare Kinematografike pergjigjet pse rrezoi vendimet e Bordit per dy dokumentaret dhe penalizoi disa producente

Minarolli ngre zerin
Kryetari i Qendres Kombetare Kinematografike Artan Minarolli ka kthyer mbrapsht vendimin e Keshillit Miratues te Projekteve per filmin dokumentar vendim qe doli tri perpara. Duke marre shkas nga ky refuzim dhe rezervat e Minarollit per vendime qe shkojne kunder frymes se Qendres i drejtuam disa pyetje mbi shkeljen e afateve te prodhimit filmik nga producente dhe kineaste te rinj. Filmat e tyre duhej te kishin pare ekranin me kohe.
Dy regjisore Joni Shanaj dhe Andi Deliana nuk kane respektuar kontraten qe kane lidhur me Qendren Kombetare te Kinematografise. Premierat Pharmakon e Shanajt dhe Out of Touch e Delianes duhet te ishin shfaqur ne kinema brenda vjeshtes se vitit 2010 afat i cili nuk eshte respektuar per arsye se producenteve u kane dale probleme financiare ne postproduksion.
Minarolli sqaron se i lind e drejta te marre masa dhe te gjobise palet per shkelje te kontrates.
Ashtu sic i lind e drejta qe te merkuren te mbledhe serish Keshillin Miratues te Projekteve per te rishqyrtuar vendimit per zgjedhjen e dy dokumentareve fitues nga konkursi per dokumentarin.
Bordi shpalli fitues Skenderbeu me regji dhe skenar te Vladimir Priftit dhe Udhezime per kapercimin e detit me skenar te Roland Sejkos dhe Blendi Fevziut regji te Roland Sejkos.
Nga tre dokumentaret qe u propozuan i vetmi qe bordi nuk e kaloi ishte projekti Vellezerit Manaki me skenar dhe regji te Ylli Pepos. Vleresimi i Bordit per kete projekt ishte i qarte Regjisori e ka realizuar nje film dokumentar me te njejten teme dhe boceti i paraqitur per konkurrim nuk paraqet asgje te re. Kryetari i Qendres e sheh kete argument plotesisht te pamotivuar Minarolli shpjegon me tej PSE-ne dhe sugjeron qe projekti te vazhdohet nga nje regjisor tjeter
Z. Minarolli perse keni rrezuar vendimin qe Keshilli Miratues te Projekteve mori me 18 janar
Vendimin e Bordit te dates 18 janar 2011 e ktheva mbrapsht pasi projekti i iniciuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise ne kuader te vitit jubilar te Pavaresise se Shqiperise u aprovua nga bordi i copezuar. Argumentet e rrezimit te nje dokumentari konkretisht Vellezerit Manaki ishin plotesisht te pamotivuara. Une kerkova aprovim ne parim dhe pretendimet per te ndryshuar regjisorin nuk mund te demtojne vete projektin. Ne vendim bordi ka te drejte te shprehe shume kerkesa dhe opsione pra mund ta kishte aprovuar me kushtin qe te jete nje regjisor tjeter meqenese ai qe ka aplikuar ka punuar me pare per kete teme.
Si do te veproni pas kesaj
Javen qe vjen te merkuren mendoj te mbledh perseri Keshillin Miratues te Projekteve vetem per rishikimin e vendimit ne lidhje me projektin e dokumentareve per Pavaresine. Nje jave pas kesaj mendoj te mbledh perseri bordin per te marre ne shqyrtim projektet e filmit artistik.
A mund te sqaroni perse nuk kane qarkulluar akoma projektet e filmit artistik qe duhej ta kishin pare ekranin e madh disa muaj perpara A merr ndonje mase QKK per mosrespektimin e afateve te percaktuara ne kontraten qe ju lidhni me producentin
Vallja e Flamujve ose Ballkan Bazar me regji te Edmond Budines duhet ta beje premieren brenda dates 15 mars. shte brenda kontrates.
Amnistia me regjisor Bujar Alimanin mendohet ta kete premieren ne vjeshte. Edhe ky eshte brenda kontrates.
Ndersa Pharmakon i regjisorit Joni Shanaj e ka kaluar daten e premieres qe sipas kontrates parashikohej ne tetor 2010. Kontrata nuk prishet por ne te jane parashikuar vonesat ne realizimin e vepres. Per kete i mbahet nje penalizim prej 0.01 per cdo dite vonese. Kesti i fundit qe jepet pas premieres dhe mbasi e dorezon kopjen ne Arkiv do ti jepet me zbritje. E njejta situate eshte edhe per filmin Out of Touch me regjisor Andi Delianen.
Si e motivojne producentet shtyrjen e projeksionit
Veshtiresi ne postproduksion. Shpenzimet e xhirimeve kane qene me te larta sec ishin parashikuar. Keshtu qe ata po perpiqen te gjejne fonde shtese per te perfunduar veprat.
Nje nder projektet qe miratuat me 2010 ne fushen e botimeve ishte edhe libri me autor Vladimir Priftin Gjuha Audiovizuale-Kinematografia. Me sa kemi vene re ky liber nuk gjendet ne librarite kryesore te kryeqytetit.
Libri eshte shtypur me tirazh 500 kopje. Gjendet te librari Albania edhe ne librari te tjera.