Kryetari i jurisë për Lotarinë Kombëtare, në Vjenë pas hapjes së tenderit
Dorjan Teliti, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe drejtuesi i jurisë për vlerësimin e ofertave për Lotarinë Kombëtare, ka vizituar Vjenën pas hapjes së tenderit. Siç dihet, tenderin e fitoi një kompani austriake- Austrian Lotteries- e cila ishte përfolur nga media paraprakisht se do shpallej fituese. Ndodhi ashtu siç kishin parashikuar mediat.
Teliti pranon se e ka vizituar Vjenën pas shpalljes së tenderit, por thotë se ishte në një konferencë ndërkombëtare, ku mbajti një fjalim.
Gazeta Shqip, që ka publikuar lajmin, thotë se e çuditshme është se përse nuk shkoi ministri Bode ose zëvendësministri Nezir Haldeda, siç ndodh zakonisht.
Kur bie fjala për Vjenën, dyshimet bëhen të forta gjithmonë. Në mënyrë të dyshimtë fitoi një kompani austriake të drejtën për ndërtimin e parlamentit të ri.
Po ashtu në Austri jetojnë disa prej seksero- politikanëve më të mëdhenj shqiptarë dhe të huaj si Volfgang Grosruk.