E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelal Mziu masakron dy persona pse nuk i dhanë tokën nipave të tij për pallat

Lokali i prishur nga Mziu

Agron dhe Genti Bori, kushërinj, kanë përfunduar në spital ditën e djeshme me plagë të rënda në kokë dhe trup, si pasojë e dhunës  nga një efektiv i policisë bashkiake të Kamzës.

Gjithçka ka nisur për një objekt të familjes Bori, që është prishur nga ana e policisë bashkiake.

Familjarët e dy të plagosurve thonë se dhuna dhe prishja e objektit është urdhëruar nga ana e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, duke qenë se ata nuk ia dhanë tokën nipërve të Mziut, që do të ndërtonin një pallat aty, raporton Shekulli.

Më poshtë është edhe denoncimi i një prej të plagosurve, Genti Bori.

E patë personin që iu qëlloi, kush ishte?

Po, edhe nëse se kam parë unë, e kanë parë me dhjetëra njerëz. E dimë dhe e njohim. Quhet Shefqet dhe është punonjës i policisë bashkiake. (Ndërhyn një i afërm i tyre: dëgjoni, nëse nuk merren masa të shpejta, atëherë do e zgjidhim ne dhe të siguroj se do bëhet vetëgjyqësi). Di që në të vërtetë ai thjesht ka bërë atë veprim, por përgjegjës është tjetër kush.

Kush?

Xhelal Mziu dhe nënkryetari i bashkisë së Kamzës. Duhet të më falësh se nuk jam në gjendje të të them gjithçka me detaje, por kam prova, telefonata dhe SMS të shumta që më kanë ardhur për t`iu dhënë këtë vend.

Përse e duan këtë vend? Edhe të afërmit tuaj më thanë se ju keni dokumentacion për pronën dhe se jeni në prag legalizimi…

Po, jam në proces dhe emri ka dalë prej kohësh. Kam dokumente të rregullta, por prona, pra toka, po më kërkohet pasi nipat e kryebashkiakut tim duan të bëjnë pallat. Do ngrihem shpejt e do publikoj gjithçka që kam në lidhje me këtë rast të paprecedent. Kjo që më ka ndodhur mua dhe kushëririt tim është e pafalshme. Ishim në pronën tonë dhe me familjen tonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›