E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjithë bota në krizë, shqiptarët janë popull i lumtur

Ndërsa e gjithë vemendja e liderëve botërorë është tek kriza e Eurozonës, masat që janë marrë apo ato që do të merren “The Economist” shkruan se në përgjithësi ekonomitë e Bllkanit janë në një gjendje të mjerueshme. Me përjashtim të kosovarëve dhe shqiptarëve të cilët janë përgjithësisht të rinj dhe më optimistë, shumica e njerëzve në Ballkan ndihen mjaft të mjerueshëm" shkruan presitigjozja “The Economiste” në një analizë për Ballkanin.
 

"Ata janë të shqetësuar për vendet e punës, kujdesin shëndetësor, të arsimit të fëmijëve të tyre dhe pensioneve. Shumica e ballkanasve ndjehen në depresion për ekonominë " shkruan presitigjozja britanike.
 

Duke bërë një analizë për secilën nga shtetet “The Economist” thotë se përvec Shqipërisë vendet e tjera si Bosnja, Kroacia , Bullgaria Maqedonia kanë pasur një rritje modeste.
 

Problemi kryesor mbeten vendet e punës. Sa i përket Shqipërisë “The Economist” thotë se ekonomia shqiptare është shumë e ekspozuar nga kriza e vendit fqinj, Greqisë pasi rreth dy të tretat e emigrantëve në shtetin helen janë nga Shqipëria, e ndërsa reminitancat kanë ardhur duke u ulur. Ndër të tjera”The Economist” thekson se e ardhmja ekonomike e Ballkanit varet shumë mbi fatin e zonës euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›