E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesi rekord dhe varferi ne Spanje

Papunësia në Spanjë ka arritur nivelin më të lartë në tremujorin e dytë të vitit, që nga viti 1970. Bizneset kanë larguar personelin nga frika e recesionit dhe rënia e besimit të konsumatorëve. Sipas institutit të statistikave spanjolle norma e papunësisë ka shkuar në 24,6% dhe numri i të papunëve është rritur në 5,7 milionë.
Sipas raportit të KE pothuajse një e treta e të gjithë të papunëve në zonën euro janë në Spanjë.  
Por kriza në Spanjë vërehet edhe në radhët e tjera të qytetarëve për të siguruar ushqimin. Shumë njerëz i drejtohen kryqit të kuq për të marrë ndihmat e nevojshme si oriz, makarona, qumësht e patate. Edhe zonat më të pasura të Madridit si Tres Cantos, tashmë janë goditur nga vështirësitë ekonomike.
Jam viktimë e krizës thotë kjo shtëpiake e cila më parë pastronte shtëpitë, ndërkohë që tani është e papunë. 
 Me nivelin e lartë të papunësisë solidariteti i menduar për më të varfërit është kthyer në një shërbim nga klasa mesatare. 
 Më parë kush vinte këtu për të kërkuar ushqime ishin emigrantët. Ndërsa tani kryesisht gjatë këtij viti pjesa më e madhe janë spanjoll. 
 Sipas analistëve masat e fundit të shtrëngimit të marra nga qeveria do të përkeqësojnë edhe më shumë situatën, duke shtuar recesionin dhe papunësinë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›