Humbi TRE BASHKITË E PARA, Berisha do kërkojë auditimin e votimit elektronik: Edi Rama ka bërë blerje masive votash!
Ish-kryeministri Slai Berisha thotë se do të ankimojë vendimin e rezultatit të zgjedhjeve në Bashkitë ku votimi është zhvilluar në mënyrë elektronike.
Në një konferencë për media, Berisha tha se do të kërkojë nga KQZ-ja auditimin e aparaturave të votimit elektronik në Elbasan, Vorë dhe Kamëz, të tre bashkitë të cilat u fituan nga Partia Socialiste.
“Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces.Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave. E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat. PD do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Aty ky dyshohet se është devijuar rezultati, do kërkohet auditimi. Gjithmonë ky është një rezultat paraprak. Rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse. Tani kanë dalë disa media që kanë paraqitur tre raste që thonë se kam votuar për këtë kandidat dhe më ka dalë në ekran kandidati tjetër. Unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje përfundimtare, por kjo kërkon të bëhet auditivi i aparaturës”, deklaroi Berisha.
Berisha hodhi akuza të forta duke thënë se qeveria e Edi Ramës është angazhuar në një skemë masive të blerjes së votave.
“Të dhënat e mija nuk janë përfundimtare, diku diferenca është 15% më pak, diku 10%, kjo pjesëmarrje tregon se njerëzit bënë gjithçka për të shprehur vullnetin e tyre, por Edi Rama bëri gjithçka për të manipuluar rezultatin. Kur ti pushton qendrat e votimit me banditë, kur shpërndan dhjetra qindra miliona euro. Vetëm në Peshkopi, pagesa aftësia ndryshe, janë dërguar 400 milionë lekë të reja. Vetëm pensionistë pa kontribute janë shtuar 13 mijë. Punësime të tjera pa kontratë kanë marrë në bankomat lekë. Këtu është bërë një blerje masive vote, është bërë publike kjo. Nuk kontrollohen dot qindra milionë të shpërndara nga bandat. Të gjitha këto janë bërë në mbrojtje të policisë. Qoftë ndaj bandave që kanë shpërndarë para, policia ka qenë totalisht indiferente”, deklaroi Berisha.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
