Kryetari i komunës: Autori i përdhunimit të të moshuarave ka lënë prova
Një ditë pas denoncimit të skandalit të përdhunimeve të të moshuarave në fshatin Nartë, kreu i komunës ka deklaruar se policia ka në dorë provat shkencore për kapjen e autorit.
Jam në dijeni të disa rasteve të përdhunimit të disa të moshuarve përgjatë këtyre viteve. Rasti më i fundit ka qenë disa muaj më parë, në dhjetor duke e bërë këtë situatë shqetësuese. Ne si fshat jemi konsultuar për këtë problem, nisur edhe nga tentativa e fundit, është shprehur Fredo Berberi.
Berberi pohon se në përdhunimin e fundit policia ka gjetur njolla gjaku të autorit.
Nga kontaktet që kemi pasur me policinë kemi mësuar se në rastin e disa muajve më parë, në dhjetor janë siguruar mostra të gjakut të tij, shprehet ai për GSH.
Ai tregon se të moshuarat nuk kanë probleme shëndetësore dhe se autori do të zbulohet shumë shpejt./A.XH
