Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit
Një 67 vjeçar nga fshati Topojë në Fier ka rënë në prangat e policisë, nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në atë zonë.
Margarit Ç., u prangos pasi akuzohet se për 15 vite me radhë ka abuzuar seksualisht me nusen e djalit, 35 vjeçaren Lindita Ç.
Kjo e fundit ka pasur frikë që të denoncojë vjehrrin monstër, por më në fund e ka marrë guximin.
Pas denoncimit, policia ka arritur të provojë krimin me anë të përgjimeve ambientale.
Djali i të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, kishte ikur në emigracion në Greqi pak pasi ishte martuar me të shoqen, 15 vjet më parë.
Që prej atëherë, jeta e Linditës ishte një ferr.
Vjehrri e përdhunonte dhe e kërcënonte të mos tregonte.
Gazeta Shqip, që e sjell këtë histori, raporton se Lindita i kishte treguar edhe të shoqit dy vite më parë për këtë tmerr, por ai kishte zgjedhur heshtjen./ep