E Shtunë, 31 Tetor 2026

SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56 vjeçarit

dajlaniNjë 56 vjeçar i divorcuar, baba i dy fëmijëve, u arrestua dje nga Policia e Tiranës, pasi rezultonte person në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për përndjekjen e një gazetareje.

Sipas policisë, i arrestuari është Olger Zylfi nga Elbasani dhe banues përkohësisht në kryeqytet, ku jetonte në një banesë me qira. Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, ku edhe mbahet në paraburgim, derisa ti komunikohet vendimi i gjykatës.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se Zylfi akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e gazetares 26 vjeçare, Denada Dajlani, në vitin 2012.

Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me 2 vjet burg, është marrë në mars të këtij viti.

Sipas vendimit të Gjykatës, më 12 shtator të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga gazetarja Dajlani ka regjistruar procedimin penal për veprën përndjekje, në ngarkim të shtetasit Olger Zylfi.

Shtetasja Denada Dajlani është e punësuar në kompaninë Top Media dhe drejton një emision në radion Top Albania, duke vënë në dispozicion të dëgjuesve dhe numrin e telefonit.

Pikërisht në këtë numër është marrë vazhdimisht në telefon nga numri 0662110210, i cili i përkiste shtetasit Olger Zylfi, citohet vendimi i Gjykatës në gazetën Panorama.

Zylfi me anë të këtij numri telefoni vazhdimisht i ka dërguar Dajlanit mesazhe ngacmuese dhe, përveç mesazheve, ka shkuar disa herë te zyrat e kompanisë ku ajo punon, duke kërkuar me këmbëngulje që ajo të dilte ta takonte.

Veprimet shqetësuese dhe që përbëjnë vepër penale të Olger Zylfit, i ka sqaruar në deklarimin e saj në Polici vetë gazetarja e dëmtuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›