E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri vret të shoqen me thikë në mes të rrugës në Tiranë

vendi

Nuk ndalen ngjarjet e tmerrshme në Shqipëri. Krimi nuk njeh kufij, ndërsa horrori që po përjetojnë qytetarët është i pazakontë.

Një grua ka gjetur vdekjen në Tiranë pasi është goditur me thikë nga i shoqi në mes të rrugës.

Autori i krimit është Genci Çarçani, 48 vjeç kurse viktima është Valbona Çarçani, 45 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Tefta Tashko.

Gruaja 36 vjeçare gjeti vdekjen në vend.

Shkak për këtë krim është bërë një zënkë mes çiftit.

Policia thotë se gruaja është goditur me thikë disa herë.

Blutë e Tiranës kanë arritur të arrestojnë bashkëshortin vrasës, ndërsa ai po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

Çifti Çarçani kishte dy vajza të rritura 20 dhe 18 vjeç, të cilat kanë lindur në Itali, pasi ato ishin emigrantë atje prej disa kohësh.

Nga hetimet paraprakë mësohet se çifti nuk jetonin bashkë që prej një viti kur ishin kthyer dhe ishin në proces ndarjeje.

45 vjeçarja po është takuar më bashkëshortin e saj në fillim të rrugës Tefta Tashko dhe kanë zbritur bashkë nga shkolla Ismail Qemali në drejtim të ATSH.

Pasi, kanë ecur për disa minuta bashke ato janë zënë më fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike dhe më pas në vrasjen e Valbonës. /ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›