E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PS-së, Rama takon Guvernatorin e BSH-së, Fullani

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Objekt i takimit pritet të jetë situata e financave në vend.

Takimi vjen menjëherë pas kërkesës që kryeministri i ardhshëm i vendit i bëri kryeministrit në detyrë Berisha, për të ndalur vendimet e rëndësishme.

Pak ditë më parë kryeministri i mandatuar, Edi Rama, takoi Presidentin, Bujar Nishani dhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Pas takimit, zyra e shtypit e kreut të shtetit sqaroi përmes një njoftimi se “Presidenti Nishani e uroi z. Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mirë të qytetarëve të vendit e të ardhmes evropiane të Shqipërisë”. Sipas njoftimit Nishani e Rama shkëmbyen mendime për një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë e funksionimit të shtetit ligjor.

Ndërsa në “Twitter”, vetë Rama shkroi: “Me Presidentin e Republikës për tematikën e bashkëpunimit institucional e të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv”.
(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›