E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesocialisti Edi Rama takohet me guvernatorin Ardian Fullani

rama-fullaniTiranë- Dy muaj para se të krijojë qeverinë e re, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e disa prej insitucioneve kyçe në vend.

Sot kryeministri i ardhshëm ka nisur një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Takimi ka nisur në orën 11:00, por nuk ka ende detaje për atë se çfarë do të diskutohet. Por ajo që dihet është se Rama para pak ditësh u shpreh se do të bëhet një auditim ndërkombëtar të financave të shtetit për një pasqyrim real të situatës financiare në Shqipëri.

Para Fullanit, Rama zhvilloi një takim me Presidentin Bujar Nishani dhe prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Më këtë të fundit Rama tha se është biseduar mbi situatën e kriminalitetit në vend. Ndërsa në biseden me Nishanin kryesocialisti tha se u diskutua për një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë e funksionimit të shtetit ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›