E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë kundër ndotjes së Kurumit, shteti të ndalë helmimin kancerogjen

proteste2Elbasan- Lëvizja Reago ka protestuar ditën e sotme para ndërmarrjes Kurum për ndotjen që shkakton në qytetin e Elbasanit.

Aktivistët e saj me pankarta në duar kërkuan ndërhyrjen e institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Mjedisit të marrë masa emergjente.

Mësohet se lëvizja ka çuar për ndjekje penale kompaninë turke Kurum, duke kërkuar të dijë sasinë e gazrave që kjo firmë emeton në ajër.

Përfaqësues të lëvizjes thonë se duan transparencë për procedurat që përdor për mbrojtjen e ambientit.

Ish-kombinati metalurgjik është vënë jo pak herë në qendër të akuzave për mos ndezjen e filtrave gjatë orës së natës, duke shkaktuar edhe ndotje masive të ajrit që ka gjeneruar kancer tek banorët e Elbasanit.

protest3Protesta

proteste1Protesta

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›