E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet turisti çek: Ju rrëfej momentin si humba në malin e Jezercës, nuk isha vetëm

Gjendet në Malin e Jezercës  turisti çek, i cili ishte aksidentuar ditën e djeshme. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë ka filluar kërkimet në këtë zonë të thellë malore dhe ka bërë të mundur gjetjen e turistit çek, i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme. Aktualisht i plagosuri është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe dhënien e ndihmës së nevojshme.

Turisti nga çekia, u aksidentua dje rreth orës 18:00, i cili teksa ishte duke u ngjitur në malin e Jezercës, ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe. Helikopterët nga Tirana shkuan disa herë në vendin ku nodhej turisti për herë të fundi, por nuk kanë mundur ta lokalizojnë, pasi mali ishte shumë i thyer dhe ulja e helikopterit ishte shumë e rrezikshme.

Policia ndërpreu kërkimet në orën 19:00, për shkak të kushteve klimaterike dhe errësirës. Turisti në çastin që ndodhi aksidenti, kishte lajmëruar poliucinë pohuar se kishte thyer këmbën. Por për shkak të terrenit valët telefonike nuk funksionuan dhe kontakti me turistin u bë i pamundur. 

PAVEL PRAZAK: JU RRËFEJ SI HUMBA NË MALIN E JEZERCËS, NUK ISHA VETËM
Eksperienca e parë e çekut Pavel Prazak në Shqipëri, do të mbetet gjatë në kujtesën e tij, për shkak të incidentit që ndodhi në malin e Jezercës.

Në një rrëfim për News24, Prazak kujton momentet e plagosjes së këmbës dhe orët ku ai shkëputi kontaktet. Turisti bën me dije se ai në aventuarën e tij nuk ishte vetëm, pos bashkë me dy persoan të tjerë. Prazak, i cili falenderon ushtrinë dhe policinë për punën e bërë, thekson se ishte shumë e vështirë që ta gjenin, pasi ai ishte bllokuar mes dy gurëve, pasi ishte rrëzuar. 

“Ndihem më mirë sepse e di që nuk do të vdes. U ngjitem në malin Jezerca, një aksident ndodhi....rrëshqita në akull dhe ndrydha këmbën aty. Më pas kërkuam ndihmë dhe të nesërmen ushtria shqiptare na gjeti ne. Kështu që do të doja të falenderoja ushtrinë shqiptare që na gjeti dhe më shpëtoi jetën. Gjëja e parë që mendova kur ndodhi aksidenti ishte se nuk doja të vdisja kështu. U përpoqa të zbrisja poshtë pranë liqenit për ti shpëtuar temperaturave të ulëta sepse ishim 2 500 metra mbi nivelin e detit dhe nata atje do te ishte shumë e ftohtë, kështu që zbritëm poshtë dhe kjo ishte e gjitha”, rrëfeu turisti çek.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Erdha këtu për të vizituar malet sepse natyra në Shqipëri është shumë e bukur
Më pëlqejnë shumë malet, kam eksperience edhe në Rumani dhe nuk shikoj ndryshime. Frikë nuk kisha në Shqipëri sepse mendoj që ka njerëz të mirë dhe të këqij ka kudo në botë, madje edhe në Çeki. Ndoshta do të më pëlqente të kthehesha sërish në atë majë mali. Sidoqoftë do të doja të operohesha në vendin tim vetëm për shkak të sigurimeve që paguaj atje. Do te ndihesha më i sigurtë atje”, shton Pavel Prazak.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Rrëzohet dhe humb një turist çek në malin e Jezercës, helikopterët ndërpresin kërkimet Gjenden 2 personat të cilët humbën kontaktin në zonën e plazhit të Shëngjinit VIDEO: Gjendet turisti çek: Ju rrëfej momentin si humba në malin e Jezercës, nuk isha vetëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›