Gratë e Fierit i përgjigjen Kryetares së Kuvendit,Jozefina Topalli Ne ia dalim mbanë. Kryetarja e Kuvendit,starton turin Gratë për gratë për vitin 2009.
Gratë e qytetit të Fierit, modele të suksesit në karrierën, intelektuale, mjeke, mësuese, emra të njohur në art e culture, nëna dhe familjare, mirëpritën sot Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në vijim të turit Gratë për Gratë.
Ne ia dalim me këtë mesazh me qindra gra në një atmosferë festive, me elementë spektakli , kishin mbushur mjediset e Teatrit Bylis të Fierit.
Në hapje të aktivitetetit Kryetares së Kuvendit iu urua mirëseardhja nga gratë fierake të cilat kanë qenë të përzgjedhurat e turit kombëtar për të dy herë në periudhë të shkurtër kohore. Kryetarja e Kuvendit duke shprehur një falenderim për mikëpritjen dhe vlerësim të vecantë për gratë fierake u shreh :
Ndihem mirë kur shoh përreth gra, nëna që janë shtyllat e familjes së tyre, nëna krenare për fëmijët e tyre, gra që përpiqen me murajo e vështirësitë e jetës.
Ndihem mirë për këto zonja që kanë punuar me vullnet në profesionet e tyre, të reja me ëndrra në karrierën e tyre.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se gratë kanë kontribut të jashtëzakonshëm në ndryshimin e mentalitetit të shoqërisë, dhe në fitimin e sfidave të vështira gjatë këtyre viteve.
Duke shpjeguar filozofine e ndryshimit, ecurine e zbatimit të reformave Kryetarja e Kuvendit tha se kushdo që mund të ketë dyshimin më të vogël ndaj një realiteti të tillë, pergjigjen e gjen tek firmosja e kontrates me BE, në pranimin e përfitimit të sfidës së mijëvjecarit Pjesëmarrëset në takim e vlerësuan Kryetaren e Kuvendit si promotore të lëvizjes në mbrojtje të të dretave të grave, në tërë Shqipërinë. Ne shohim te Ju zonja Kryetare modelin e gruas të arrirë, që ia del mbanë cdo pune, në sajë të zemrës dhe mendjes së saj.- u shpreh zonja Arieta Cumani, një menaxhere e njohur biznesi në qytetin e Fierit. Model për të gjitha gratë në karierë, por dhe në jetën familjare u cilësua Kryetarja e Kuvendit dhe nga avokatja Vasilika Hysi. Ne besojmë tha ajo se bota do të jetë më e drejtë dhe me të ardhme më të sigurt nëse gratë do të kishin më shumë hapësirë në jetën publike dhe politike.
Ne ju vlerësojmë Ju , Kryetare e Kuvendit vecanërisht për angazhimin tuaj në mbrojtje të të drejtave të grave dhe mbështetjen që po i jepni rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe vendim-marrje. Për mësuesen Sofika Dhimo, gratë fierake ishin symbol i rezistencës ndaj diktaturës të egër komuniste. Pa respektuar vuajtjet e së kaluarës, ne nuk mund të jetojmë të sigurt të ardhmen- u shpreh mësuesja, znj. Dhimo

Aktiviteti u përmbyll me një ekspozitë të punimeve artistike nga të rejat e qytetit të Fierit.