Kryetarja e AGPK-së, admiruese e PDK-së

Kryetarja e re e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës Liridona Lluka nuk e fsheh admirimin e madh për partinë në pushtet. Ajo madje kujdeset që këtë ta shfaqë publikisht, disa herë në ditë përmes postimve të saj në rrjetin social twitter.
Me një kërkim të thjeshtë, nëse shihen postimet e dhjetë ditëve të fundit Lluka më shumë se sa gazetare duket zëdhënëse e Kryeministrit Hashim Thaçi, shoqe e ministres Vlora Çitakut, admiruese e ministrit Blerand Stavileci.
Vëmendjen më të madhe ajo shpreh për Stavilecin dhe ministrinë e Bujqësisë. “Dikënd e bën të madh emir e dikënd familja, mirëpo juve iu bën të madh PUNA dhe Modestia.Andaj vazhdoni, pa menduar se sat a dijnë”, i ka shkruar Lluka një ditë më parë, ministrit Stavileci.
Lajmet e ripostimeve të saj, kanë të bëjnë me këta emra: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Atifete Jahjaga, Hajredin Kuçi, Vlora Çitaku, Mimoza Kusari- Lila, Abelard Tahiri … Kësaj liste i bashkohet edhe djali i Kryeminsitrit. Lluka me një rast kishte ripublikuar lajmin e djalit të Thaçit, Endritit.
Ndërkaq, Lluka shpreh antipatinë e hapur për kundërshtarët e PDK-së, pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje!
Lluka është kryetarja e re e AGPK-së e zgjedhur një muaj më parë në Kuvendin Zgjedhor të këtij asociacioni dhe punon si gazetare në Radio Dukagjin