E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buja: Tekstet duhet të transformohen

Ministri i Arsimit, Ramë Buja ka deklaruar se tekstet shkollore, veçanërisht ato të historisë duhet të transformohen dhe të rishihen. Mirëpo ai ka bërë të ditur që “asnjë tekst nuk do të ndryshohet pa konsultim me autorin përkatës të librit”.

“Nuk është kuptuar mirëfilli i kësaj nisme, qëllimi i ndryshimit të teksteve është të zbutet gjuha e urrejtjes, kjo ishte kërkesë jo vetëm e Turqisë por edhe e Komisionit Evropian në vitin 2004”, ka thënë Buja për RTK.

Buja ka njoftuar se me 3 maj pritet që Kosova dhe Shqipëria të nënshkruajnë marrëveshjen për njësimin e kurrikulave të përbashkëta.

Rreth titujve të doktoraturave, Buja ka thënë se ato gjithsesi duhet të verifikohen dhe se “Kosova do të duhej të marr modelin austriak duke i publikuar të gjitha doktoratat në internet”.Kjo, sipas tij do të ndodh së shpejti.

Buja ka folur edhe për ndryshimin e teksteve shkollore të komunitetit serb, meqë sipas tij “fëmijët nuk duhet të mësohen në gjuhën e urrejtjes”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›