E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanduesit nga Serbia hapin rrugë ilegale për futur mallrat në Kosovë

Banorët e Muçibabës fshat ky në brezin kufitarë me Serbinë janë të shqetësuar që pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e kufijve para syve të policisë dhe të vetë banorëve në pjesën e Kosovës po lulëzon kontrabanda, por që kësaj radhe vije pikërisht nga shqiptarët e fshatrave të Preshevës.

Idriz Rexhepi banor në Muçibabë tha për rajonipress se pas nënshkrimit të marrëveshjes së njohur si IBM shqiptarët e fshatrave të Preshevës në Depcë, Ukmemet e Zukbashe kanë hapur një rrugë të gjatë 6 km e cila është hapur me ekskavator vetëm që tu iket kontrollimeve doganore-kufitare. “Nga kjo rrugë të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia futen në Kosovë pa kaluar kontrollimet kufitare e doganore” thotë ai.

Rexhepi tha se përmes kësaj rruge po zhvillohet kontrabanda e kafshëve , dhe ushqimeve të ndryshme.”Ne jemi kundër këtij aktivitet ilegal sepse rrezikohet jeta e banorëve të Muçibabës që ndodhen afër kufirit. Policia e cila ndodhet 2 km larg kësaj rruge nuk po vepron edhe pse janë të njoftuar me rastin” tha Rexhepi.

I kontaktuar nga rajonipress Nebih Aliu drejtor në departamentin e policisë kufitare rajoni lindje tha se nuk ka njohuri se ekziston një rrugë e tillë e cila shfrytëzohet nga kontrabanduesit./ Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›