E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kundër kushtëzimeve për zbatimin e marrëveshjes

Ekipi i Serbisë për hartimin planit për implementim të marrëveshjes së Brukselit sot pritet të mbajë mbledhjen e vet të parë. Para mbajtjes së kësaj mbledhje, siç njoftojnë medie të Beogradit, mes kreut shtetëror është arritur pajtimi i plotë se Serbia nuk do të pranojë më asnjë kusht ose presion për zbatimin e marrëveshjes.

Qeveria e Serbisë dje kishte marrë vendimin për formimin e ekipit për hartimin Planit për implementim të të Marrëveshjes së Parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Beograd –Prishtinë.

Udhëheqës të ekipit janë këshilltari i kryetarit serb Marko Gjuriq, sekretari i Qeverisë serbe Velko Odaloviq dhe drejtori i drejtori sekretariati republikan për jurisprudencë Dejan Gjurgjeviq.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur më 19 prill marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›