E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e KQZ, Lleshi: Ndjekje penale për komisionerët që deformuan procesin zgjedhor

07-08-2013 / Gazeta 55

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të Zgjedhjeve të 23 qershorit. E majta: 83 mandate, e djathta: 57
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli mesditën e djeshme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit 2013. “Ky është vendimi i fundit, që KQZ-ja merr me katër anëtarët e saj lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit”, theksoi kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi pas miratimit të rezultatit duke shtuar edhe opinionin e saj për zgjedhjet dhe procesin në tërësi: “Pavarësisht funksionimit me mungesë kuorumi, përgatitëm bazat me të dhëna për organizimin e zgjedhjeve. Materialet trajtuese për komisionarët u kryen në kohë. Dita e votimit u zhvillua me qytetari dhe përgjegjësinë e duhur, duke përjashtuar sigurisht ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën zgjedhore Lezhë. Nga të gjitha zonat 5508 qendrat e votimit në të gjithë vendin u hapën në kohë dhe vetëm një prej tyre procesi nuk u zhvillua. Procesi i numërimit të votave u arrit të mbahej nën kontroll nga KQZ dhe nga vazhduesit falë edhe teknologjisë dhe nuk pati tejzgjatje ashtu siç ka ndodh në zgjedhjet e kaluara... Falënderim të veçantë për zgjedhësit shqiptar, për përgjegjshmërinë dhe për kontributin e çmuar që dhanë duke marrë pjesë në votim, si dhe për gjithë komisionarët që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, duke përjashtuar këtu ata pak që vepruan me papërgjegjshmëri dhe në shkelje të ligjit për të cilën KQZ është e vendosur dhe do të zbatoj masa të parashikuara në ligj”, deklaroi ajo.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, në deklaratën e tij para marrjes së vendimit vuri në dukje se “në përgjithësi, zgjedhjet ishin të mira, jo për meritë të KQZ-së, por të popullit shqiptar. Rezultati mund të dilte edhe më shpejt por KQZ-ja zbatoi vendimet e humbësit. Paligjshmëria u vu në dukje dhe u hodh poshtë nga Kolegji. Ai u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, i cili tha se nuk jemi këtu për t’i bërë gjyqin KQZ-së. Më pas, kryetarja e KQZ-së lexoi rezultatet për secilin prej 12 qarqeve për të përfunduar me miratimin e projektvendimin që i dha fund procesit zgjedhor në Shqipëri. Kolegji Zgjedhor tre ditë më parë realizoi shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kërkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhoje e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimmarrje në KQZ-së, fakt të cilin e pranoi edhe ky i fundit. Nga rezultatet përfundimtare koalicioni i majtë ka marrë 83 mandate, ndërsa koalicioni I djathtë 57 mandate. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane ka mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 vota më shumë se demokratët.  Kështu në numra konkretë, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, ka marrë 313 227 vota më shumë se koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, drejtuar nga demokratët. Në përqindje ASHE ka marrë 57,63 % ndërsa APMI, 39, 46%. Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend. Në 12 qarqe ka marrë 713 407 vota, (41, 36)%, ose 185 035 më shumë se PD, që ka marrë 528 373 vota mesatarisht në përqindje 30, 63 %, me 46 deputetë.  Gjithsej socialistët në parlamentin e ri do të kenë 65 deputetë. Ndërsa brenda koalicionit të majtë është Lëvizja Socialiste për Integrim, që është renditur partia e dytë, që ka marrë 16 mandate . Në numra konkretë LSI ka marrë 180 470 vota, që në përqindje shkon në 10,46%. Për tu pasuar më tej nga PBDNJ me 14,722 vota . Në koalicionin e APMI, partia e dytë është renditur ajo Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu , duke marrë 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, me 5 deputetë . Ndërsa PDIU-ja e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka marrë 44 957 vota, ose 2,61 %, me gjithsej 4 deputetë . Ndërsa demokristianët e Nard Ndokës 13 e 288 vota . Partitë jashtë koalicionit që kanë marrë më shumë vota janë Fryma e Re Demokratike e Drejtuar nga ish presidenti Bamir Topi, ku edhe pse nuk ka marrë asnjë mandat deputeti, për të kanë votuar 29 mijë e 310 zgjedhës . Për Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, votuan gjithsej 10 196 shqiptarë. Për sa i përket kandidatëve të pavarur Dritan Prifti në qarkun e Fierit ka arritur të marrë gjithsej 6164 vota ndërsa Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës. Me mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 përfundon gjithë procesi zgjedhor, 6 javë nga dita e votimeve. Pas miratimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, shprehu opinionin e saj lidhur me përgatitjen e tyre dhe njerëzit që morën pjesë në proces. “Në përgatitjen e tyre,"- tha ajo, - "morën pjesë 314 vetë. Me mungesë kuorumi, përgatitëm në kohë bazën ligjore për zhvillnin e zgjedhjeve. Dita e votimit u zhvillua me qytetari dhe përgjegjësinë e duhur. Nga të gjitha qendrat e votimit, të gjitha pothuajse u hapën ne kohë më përjashtim të një qendre votimi. Falënderoj organizatat ndërkombëtare dhe zgjedhësit shqiptarë, që votuan me përgjegjshmëri”- përfundoi Lleshi, duke mos lënë pa përmendur edhe "punën e madhe që ka bërë media". Përveç shpalljes së rezultatit, KQZ shqyrtoi edhe miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, qarku Korçë dhe për kryetarin e komunës Rrethina, qarku Shkodër, të datës 01 shtator 2013 si dhe kërkesën e Avokatit të Popullit për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në fund të mbledhjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi gjithashtu projektvendimin “Për shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit, për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. KQZ vendosi mospranimin e Rekomandimit të Avokatit të Popullit. Vendimi në fjalë ka të bëjë pikërisht me një aktin që ka miratuar KQZ në mbledhjen e datës 3 qershor 2013 pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore. Gjatë shqyrtimit të kërkesës së AP, anëtarja e KQZ, Vera Shtjefni u shpreh kundër duke thënë "nuk jam dakord me kërkesën e AP. Është e drejtë e përcaktuar në ligj, që televizionet t’u japin kaseta operatorëve privatë. Nuk është në dorë të KQZ, nëse duhet të ndërhyjë ajo dhe të rregullojë marrëdhënien mes operatorit televiziv privat me partitë.

REZULTATET SIPAS PARTIVE
Koalicioni i majtë:
PS, Partia Socialiste del forca e parë politike në vend, pasi ka fituar 65 mandate deputeti, konvertuar në 713 407 vota, 41, 36 %.
LSI 16 mandate, të konvertuara në 180 470 vota ose në përqindje 10,46%.
PBDNJ 1 mandat, i konvertuar në 14,722 vota.
Partia Kristian Demokrate, 1 mandat.

Koalicioni i djathtë:
PD, Partia Demokratike ka marrë 46 mandate deputeti, konvertuar në 528 373 vota, 30,63%;
PR, Partia Republikane 5 deputetë me 52 168 vota ose 3,2 %;
PDIU, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 4 deputetë ose ndryshe 44 957 vota, 2,61 %;
PDK, Partia Demo-Kristiane 1 deputet, konvertuar në 13 e 288 vota;
LZHK, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 1 deputet;
FRD ka marrë 29 mijë e 310 vota;
AKZ ka marrë 10 196 vota;
Dritan Prifti, kandidat i pavarur për deputet në qarkun e Fierit ka marrë 6164 vota;
Arben Malaj, ndërsa kandidat i pavarur për deputetë në qarkun e Vlorës ka marrë 3044 vota.

REZULTATET SIPAS 12 QARQEVE
Ndarja e mandateve sipas qarqeve është:
Qarku Elbasan                   ASHE-8 mandate    APMI-6 mandate
Qarku Fier                         ASHE-11                 APMI-5
Qarku Gjirokastër              ASHE-4                  APMI-1
Qarku Korçë                      ASHE-7                  APMI-5
Qarku Kukës                      ASHE-1                  APMI-3
Qarku Lezhë                      ASHE-6                  APMI-4
Qarku Durrës                     ASHE-6,                 APMI-5
Qarku Tiranë                     ASHE-19                 APMI-13
Qarku Vlorë                       ASHE-8                  APMI-4
Qarku Shkodër                  ASHE-6                  APMI-5
Qarku Durrës                     ASHE-7                  APMI-6
Qarku Dibër                       ASHE-3                  APMI-3

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›