Kryetarja e Kuvendit: "Anëtarësimi në NATO na vendosi në pjesën e ndriçuar të historisë, në pjesën e ëndrrave të të gjithë paraardhësve tanë. Shqipëria në NATO, na bën të ndihemi me dinjitet dhe të shqiptojmë me krenari fjalën se jemi shqiptarë.
Në këto ditë historike dhe sublime për të gjithë kombin shqiptar, Kryetarja e Kuvendit vlerëson se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është dinjitet për shqiptarët, hap epokën e sigurisë, lirisë, perspektivës, zhvillimit ekonomik dhe një të ardhmeje shumë të begatë për Shqipërinë. Kryetarja e Kuvendit e vlerëson anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si momentin më të ndritshëm pas vitit të shpalljes së pavarësisë në 1912 dhe rrëzimit të komunizmit. Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
"Mitingu i festimit të Shqipërisë në NATO ishte i paparë. Edhe pse jam prej shumë vitesh në politikë nuk kam parë përmasa kaq të mëdha, emocione kaq të veçanta, një ndërgjegjësim kaq të lartë të burrave, të grave, të të rinjve shqiptarë, të cilët morën pjesë në këtë gëzim të madh të përbashkët. Është një arritje e paimagjinueshme qoftë edhe për një periudhë gati një vit e gjysmë përpara. Është një premtim i mbajtur, një dinjitet, një peshë rëndese e jashtëzakonshme që i jepet vendit dhe emrit tonë, që i jepet kombit shqiptar, që i jepet çdo qytetari, në mënyrë të veçantë një horizont i vendosur, i çuar më përtej, fundi i tranzicionit, hyrja e Shqipërisë në periudhë epokale për sigurinë, për mundësinë, për të ardhmen, për ekonominë e tyre. Besoj se e gjithë kjo periudhë ka qenë shumë emocionale dhe e rëndësishme për ne, një sfidë e fituar, një garë me kohën mbi të cilët shqiptarët kanë fituar.
Unë gjatë gjithë kësaj periudhe, në çdo moment të ratifikimeve nga parlamentet dhe senatet e 26 vendeve anëtare të NATO-s kam qenë gjithmonë në alarm, nëse do të arrijmë në kohë, a do të bëhet e mundur që parlamentet e tjera ta fusin në axhendën e tyre prioritare? A do të jenë vërtet të ndërgjegjshëm për transformimet e jashtëzakonshme që ka bërë Shqipëria? Dhe në fakt, pas çdo votimi, në çdo telefonatë apo votim që kam pasur me këto personalitete politike të vendeve më të rëndësishme të NATO-s kam dëgjuar përgëzimet e tyre për reformat e Shqipërisë, për gëzime që arritën kulmin ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kur Presidenti Obama tha: "Unë jam krenar për Shqipërinë që është bërë anëtare e kësaj aleance unike në historinë e njerëzimit jo vetëm të këtij shekulli, por në historinë e të gjithë njerëzimit. Në 28 vendet anëtare, Shqipëria zë një vend të barabartë me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Francën dhe të vendeve të tjera. Është një diçka që as në ëndrrat më të guximshme shqiptarët nuk mund ta mendonin se do të kthehej në realitet. Ishte kulmore vlerësimi i Presidentit Obama që i quajti të jashtëzakonshme përpjekjet, reformat dhe transformimet që ka bërë Shqipëria gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndaj përpiqem që së bashku me kolegët e tjerë, të cilët dua ti falënderoj që kanë mbështetur reformat e Qeverisë, reforma që kanë qenë shumë të vështira, që jo në pak raste kanë gjetur pengesa, por që janë realizuar me një vizion të qartë, me një këmbëngulje dhe persistencë që në fakt dhanë shpërblimin në Strasburg dhe tek ne më 4 prill.
Unë jam e bindur që nuk ka moment më të ndritshëm pas vitit 1912 dhe me rrëzimin e komunizmit sesa ky anëtarësim, i cili na vendosi në pjesën e ndriçuar të historisë, na vendos në pjesën e evokacioneve dhe të ëndrrave të të gjithë paraardhësve tanë, na vendos në zonën e sigurisë, na bën që të ndihemi me dinjitet dhe të shqiptojmë me krenari fjalën se jemi shqiptar.
Sot të gjithë gratë, burrat, të rinjtë, pensionistët janë qytetarë të NATO-s. Kjo është e jashtëzakonshme. Ne sot do të festojmë bashkë një ëndërr të përbashkët dhe një premtim mbajtur.
Përpara kemi mjaft punë të tjera të rëndësishme për të realizuar. Por ajo që unë e konsideroj sfidën më të rëndësishme për një komb që 1/3 e ka emigrant është liberalizimi i vizave. Unë jam e sigurt se mandatin tjetër, madje në fund të vitit të parë të mandatit tjetër, ne do të realizojmë që shqiptarët të lëvizin pa viza, në mënyrë që baballarët, nënat, motrat, vëllezërit tanë të mund të shkojnë të shikojnë familjarët e tyre, fëmijët, nipat e mbesat e tyre në vendet fqinje ku ata jetojnë e punojnë. Pa dyshim sfida të rëndësihme do të jenë ato të rritjeve të mëtejshme të rrogave dhe të pensioneve. Sigurisht, arsimi mbetet një sfidë e përhershme, po ashtu edhe sistemi i shëndetësisë. Ne kemi vendosur shinat mbi të cilat tashmë ky tren ecën me shpejtësi. Treni i NATO-s merr një shpejtësi edhe më të madhe. Kështu që i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë vend të kthehet në një Shqipëri moderne.
Në fakt, nëse kjo maxhorancë ka një gjë thelbësore dhe nëse një parti politike e konsideron votën zemrën e demokracisë është maxhoranca aktuale, e cila u ngrit në vitin 92 për këtë votë të lirë, e cila luftoi në periudhën e opozitës për këtë votë të lirë, e cila tregoi në zgjedhjet e kaluara se nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa vota e shqiptarëve dhe që po demostron si asnjëherë tjetër dhe po bën të mundur një infrastrukturë moderne, duke realizuar atë që të tjerët vite përpara mund ta realizonin, por për arsye që ne i kuptojmë nuk e kanë bërë. Fituam garën në kohë për t'u anëtarësuar në NATO. E mbajtëm premtimin. Në fakt nuk kishim premtuar anëtarësimin në NATO, ne kishim premtuar vetëm ftesën në NATO. Ne e tejkaluam veten tonë dhe kështu do të ndodhë me të gjitha proceset e viteve të ardhshme.
Është e veshtirë ta përcjellësh me fjalë atë që ndien. Ta shohësh veten vetëm shtatë karrige larg Presidentit Obama, Anxhela Merkel, Presidentit Sarkozy dhe të të gjithë kryeministrave të vendeve të tjera, është dinjitet të besosh te vetja, por, megjithatë duhet të besosh tek e ardhmja .