Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëri-SHBA intensifikojnë bashkëpunimin.
Jemi të gjithë të lumtur që Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të jetë shumë më i fortë dhe më intensiv . ishte ky përgëzimi që ju përcjoll Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli nga zoti Frank Wisner, një nga diplomatët e mirënjohur të Shteteve të Bashkuara, ish i dërguari special i Departamentit të Shtetit në Kosovë, i cili ka shërbyer si Nënsekretar i Shtetit për çështje të sigurisë.
Duke cilësuar si të jashtëzakonshme ngjitjen e Shqipërisë, zoti Wisner e vlerësoi këtë transformim si Mrekullia e madhe e historisë së mbijetesës së Shqipërisë
Dua tju falenderoj ju, Qeverinë dhe të gjithë shqiptarët për rolin e Shqipërisë në pavarësinë e Kosovës, tha ai. Influenca e vendit tuaj i ka shërbyer fort stabilitetit të Ballkanit. Ne kemi nevojë për ju, Ballkani ka nevojë për paqe të qendrueshme dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të këtë influencë në të gjithë rajonin ballkanik".
Mbështejtja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Shqipërinë është e pazëvendësueshme, dhe kombi shqiptar do u jetë gjithnjë mirënjohës, tha Kryetarja e Kuvendit, e cila falënderoi zotin Wisner edhe për kontributin e tij personal për Kosovën dhe për çështjen shqiptare.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një ngjarje epokale për Shqipërinë, vend që ka vetëm 17 vjet që është ndarë nga regjimi totalitar, theksoi Kryetarja e Kuvendit, dhe mbështetja e NATO-s ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme për të gjithë Ballkanin.
Më tej biseda u fokusu edhe në zgjedhjet e ardhshme, të cilat Kryetarja e cilësoi si zgjedhjet që do ta ndajnë Shqipërinë nga e kaluara e proceseve zgjedhore.
Prioriteti ynë kryesor tha Kryetarja e Kuvendit, është që Shqipëria të ketë zgjedhjet më të mira, me një infrastrukturë moderne zgjedhore dhe me vullnettn tonë të fortë që këto zgjedhje të jenë plotësisht të standardeve europiane.