Kryetarja e Kuvendit: Historia e Kosovës dhe e rajonit, një histori pa kthim.Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë mbajtur në seancën plenare, gjatë vizitës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
"Në këtë sallë të seancave plenare kanë ardhur e kanë dhënë mesazhet e tyre personalitete të larta europiane e botërore, homologë e krerë insitucionesh ndërkombëtare, po nuk e fsheh se ndihem veçanërisht e kënaqur sot që në Kuvendin e Shqipërisë do të përshëndesni me fjalën tuaj, ju zoti Sejdiu, Presidenti i parë i Kosovës së pavarur, i shtetit që lindi në 17 shkurt të këtij viti, por që po rritet shpejt, po tregon pjekuri dhe ka të gjitha tiparet e një shteti të fortë e të paqtë. Mirëseerdhët në këtë vizitë historike në Shqipëri!
Zoti President,
Ju vini sot në këtë sallë, ku seancën historike të Kuvendit të Kosovës, në ditën e shpalljes së Pavarësisë, e kemi përcjellë drejtpërdrejt, me të njëjtin emocion siç e përcollën të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Pavarësia e Kosovës dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, për Shqipërinë janë ngjarjet më historike të dy viteve të fundit, ngjarje që shënojnë një epokë të re për Kosovën, Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin tonë. Nuk është rastësi që një nga projektet më gjigande, që po realizojmë me shumë dashuri është rruga Durrës-Kukës që, jo vetëm do të lidhë më shumë fizikisht dy vendet tona, aq të lidhura shpirtërisht, por do të bëjë më modern dhe më të zhvilluar të gjithë rajonin tonë. Ju siguroj zoti Sejdiu, se sa herë që listës së vendeve që njohin Kosovën i shtohet një vend i ri, të gjithë shqiptarët e përjetojnë po ashtu si ju në Kosovë. Veçanërisht i rëndësishëm ishte fakti që kësaj liste prej 52 vendesh iu shtuan së fundmi, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dëshmi jo vetëm e mendësisë perëndimore të këtyre vendeve të rajonit tonë por edhe si një fakt domethënës për tu treguar të tjerëve se Pavarësia e Kosovës është e ligjshme, se e ardhmja europiane e rajonit tashmë është histori pa kthim. Ne vlerësojmë shumë faktin se Kosova po ecën me dinamizëm, klasa politike po vazhdon të tregojë maturi dhe misioni i BE-së, EULEX, i shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës, do të përmbushë me sukses të plotë përgjegjësitë që Bashkimi Euriopian ka marrë përsipër. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, më lejoni të përshëndes edhe një herë sot miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ligjit themeltar, Kushtetutës dhe ligjeve në zbatim të Paketës Ahtisari. I nderuar President Sejdiu, Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se Kosova është në prioritetetet e axhendës sonë, dhe vizita të këtij niveli janë një nxitje për të bashkërenduar akoma më shumë përpjekjet, jo vetëm për njohjen e Kosovës, por edhe që ky shtet të bëhet sa më shpejt pjesë e organizmave ndërkombëtare. Shqipëria, Kosova, i gjithë rajoni po jeton momente kyçe të historisë, ndaj duhet të kapim momentin e, më shumë se kurrë, të tregojmë shpirtin tonë të lire e fisnik, vlerat tona që janë një aset që i shtohet strukturave euro-atlantike, pjesë e të cilave shpresojë të bëhemi së shpejti. Mirëseerdhët edhe një herë President Sejdiu, në shtëpinë e shqiptarëve, ku do të jeni gjithmonë si në shtëpinë tuaj.
Më lejoni që në emrin tuaj tia jap fjalën Presidentit të Kosovës, zotit Fatmir Sejdiu