Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe zhvillon mocion për debat me Kryeministrin Sali Berisha.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë 3 Nëntor 2008, ora 17.00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite :
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 30.10.2008.
2. Miratimi i programit të punës të Kuvendit për periudhën 3 nëntor - 24 dhjetor 2008.
3. Miratimi i kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 3 - 24 nëntor 2008.
4. Mocion për zhvillimin e një debati me Kryeministrin, kërkuar nga grupi parlamentar i PS-së.
Deputetët miratuan me shumicë votash të tri pikat e rendit të ditës.
Në hapje të mocionit për debat, Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist Valentina Leskaj tha se dy janë arsyet, pse mbahet mocioni me Kryeministrin Berisha kërkuar nga ky grup
"Së pari Kryeministri si njeri me imunitet politik duhet të bëjë transparente marrdhëniet e tij me shtetasin Serbo-Boshnjak, Damir Fazllic marrëdhënie, që sipas grupit socialist, kanë derivuar afera korruptive.
Së dyti tha zonja Leskaj Kryeministri ja ka borxh Kuvendit dhe shqiptarëve një rrëfim të sinqertë për lidhjet e herëshme që nga zgjedhjet e vitit 20005.
Çështja nuk është thjesht korruptive e një individi, është kapja e shtetit.
Kryeministri vë nën presion institucionet e pavarura, duke kërkuar deri edhe hetim ndaj prokurorisë- deklaroi Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Leskaj.
Kryeministri Berisha në fjalimin e tij shpjegoi ndër të tjera se Partia Demokratike erdhi në pushtet, kur sistemi demokratik ishte zëvendësuar me sistemin kleptokratik të korrupsionit, ku sipas raporteve ndërkombëtare, informaliteti në sektorë të tërë, arriti në 90 %.
"Vitet 2005-2008 ishin vitet që Shqipëria njohu vlerësimin e saj më të mirë në rajon, Europë dhe në botë, vitet që ndryshuan imazhin e saj.- tha kryeministri Berisha.
" Ne premtuam ndryshimin dhe në tre vjet sollëm atë. Shqipëria në këto tre vite njohu reforma të thella kushtetuese ligjore të sistemit të zgjedhjeve të parlamentalizmit të saj, të organizimit të drejtësisë, të decentralizimit të pushtetit, këto ishin vite që reformat dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, shndërruan Shqipërinë nga protektorat të krimit dhe mafias, në njërin prej vendeve më të sigurta
në rajon dhe në Europë.
Këto ishin vite të revolucionit të thellë fiskal, luftës së suksesshme kundra informalitetit dhe kontra bandës, me të cilën ne ja dolëm të mbledhim në taksa dhe tatime 3,2 miliardë dollarë më shumë. Këto ishin vitet e shndërrimit të Shqipërisë në një kantier të vërtetë, vitet e realizimit dhe ndërtimit të projektit të shekullit, korridorrit të shqiptarëve Durrës- Morinë Prishtinë, vitet në të cilat janë ndërtuar dhe po ndërtohen mijëra kilometra rrugë, qindra shkolla, ujësjellësa, kanalizime, janë vitet, në të cilat, Shqipëria zuri vendin e dytë në botë në vitin 2008 për suksesin e reformave në klimën e biznesit.Vitet e bumit të vërtetë ekonomik dhe investimeve të huaja, ecjes me shpëjtësi të moshës dixhitale.

Në mocionin me debatin me Kryeministrin Berisha të kërkuar nga Grupi Parlamentar Socialist, diskutuan 36 deputetë të pozitës dhe opozitës.
Seanca plenare i mbylli punimet në orën 02.00.