E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar speciale e konferencës Gratë parlamentare si faktorë aktivë të zhvillimit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të zhvillojë një vizitë dyditore në Egjypt për të marrë pjesë në konferencën Gratë parlamentare si faktorë aktivë të zhvillimit, që organizohet nën kujdesin e zonjës së parë të Egjyptit, Suzanne Mubarak. Zonja Jozefina Topalli është e vetmja Kryetare Parlamenti që është ftuar të marrë pjesë në këtë konferencë dhe, si e ftuar speciale, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të referojë mbi rolin e gruas në politikë si faktor shumë i rëndësishëm dhe si vlerë themelore për një qeverisje demokratike. Gjatë kësaj vizite, zonja Jozefina Topalli do të pritet në takime të veçanta nga Kryetari i Parlamentit të Egjyptit, Ahmed Fathy Sorour, Kryeministri Ahmed Nazif dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmed Aboul Gheit.



Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›