E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli feston me fëmijet e Kryeqytetit festat e fundvitit.

Në një atmosferë festive dhe shumë të hareshme, nën tingujt e muzikës, dhe brohoritjet e vogëlushve të kryeqytetit, Kryetarja e Kuvendit ishte sot mysafire e veçantë në shfaqjen e fëmijëve, me rastin e festave të Krishltindjes dhe Vitit të Ri.
 
 E titulluar Pema e xixëllonjave, shfaqja mblodhi shumë  spektatorë , dhjetëra fëmijë të vegjël dhe prindër të tyre.
 

Kryetarja e Kuvendit  e rrethuar nga  fëmijët  u uroi Gëzuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri 2010.
Qoftë ky një vit i mbarë dhe  sjelltë në shtëpitë tuaja hare, gëzim, lumturi!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›