P R O J E K T L I GJ PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7561, DATË 21.12.1992, “PËR FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PëR
NJë SHTESë DHE NDRYSHIM Në LIGJIN NR.7561, DATë 21.12.1992, “PëR FESTAT ZYRTARE E DITëT PëRKUJTIMORE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7561, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar, të bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
Neni 1
1. Pas shkronjës “g”, të nenit 1, shtohet shkronja “gj”, me këtë përmbajtje:
“gj) 8 dhjetori – Dita Kombëtare e Rinisë.”.
2. Paragrafi i fundit, i nenit 1, shfuqizohet.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
23/12/2009
Votoni per projektligjin
PO: JO: